LSI reagon pas raportit të OSBE/ODIHR, Vasili: Treguan se zgjedhjet ishin monopartiake

2019-07-01 0

Nënkryetari i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për mediat duke komentuar raportin paraprak të të misionit të OSBE/ODIHR, për procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Sipas Vasilit në këtë raport janë konstatuar probleme madhore që opozita i ka denoncuar edhe më parë. Ndër të tjera Vasili ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve ishte i paligjshëm duke shtuar faktin se qytetarët nuk kishin mundësi të zgjidhnin, pasi në më shumë se gjysmat e bashkive në listë ishte vetëm një kandidat.

Kujtojmë se në raportin e OSBE/ODHIR u theksua se zgjedhjet e 30 qershorit janë konstatuar probleme dhe qytetarët kanë qenë nën presion nga të dyja palët politike.