Qytetarët prej sot do të mund ta marrin aplikacionin ?TVSH-ja Ime?, (MOJ DDV) përmes të cilës do të mund të kthejnë 15% nga tatimi i vlerës së shtuar që e paguajnë me blerjen e prodhimeve. Aplikacioni është i kapshëm vetëm për telefonat me sistem Android, ndërsa përdoruesit e telefonave IPhone aplikacionin do munden ta marrin për disa ditë.