Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Korçës, Sotirq Filo edhe pse fitorja e tij nuk është publikuar ende zyrtarisht, për shkak të diferencës së madhe të votave në favor të tij, ka bërë që ai të dal në një prononcim për mediat ku ka falenderuar të gjithë votuesit dhe ata që e kanë mbështetur gjatë fushatës.
Filo ka deklaruar se rëndësishme është që qytetarët votuan të qetë dhe nuk u shënuan incidente pavarësisht situatës të fryrë nga militantët e PD dhe të LSI. Në fund ai ka thënë se do të punojë për të gjithë qytetarët pa bërë dallime nëse ata votuan atë apo kundërshtarin e tij.
"Jam shumë i lumtur që banorët e Korçës me kanë votëbesuar për një mandat te ri. Procesi zgjedhor... ishte e rëndësishme që u bënë të qeta. Në fund ishte me sukses me zgjedhje demokratike. Ata që donin votuan. Dëshiroj të falenderoj të gjithë ata votues që u paraqitën dhe më votuan. Dëshiroj t'ju them edhe atyre që votuan kandidatin tjetër dhe atyre që nuk votuan fare, që do të përkushtohem për katër vitet pavarësisht për kë kanë zgjedhur. Kemi mbyllur një mandat të rëndësishëm për Korçën. Ajo që është e rëndësishme është ajo që na pret. Kemi shumë punë përpara. Tashmë duhet ti çojmë në projekte konkrete për çdo familje të Korçës" ka thënë Filo.
Sotiraq Filo ka marrë 20831 vota ndërsa kundërshtari i tij politik Leonard Olli i cili kandidoi nën siglën e Bindjes Demokratike ka marrë 1759 vota. Nga ana tjetër kanë dalë në total edhe 1902 vota të