http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kancelarja gjermane Angela Merkel përsërit qëndrimin se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka një perspektive te qarte evropiane. Në nje mesazh te publikuar me rastin e samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili do të mbahet të premten në qytetin polak Poznan, Merkel sqaron se qëllimi është që të hapen bisedimet per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Sot situata në Ballkanin Perëndimor është e qetë, por ka sfida të cilat duhet të zgjidhen dhe është e nevojshme të realizohen kushtet që të përgatiten vendet për hyrje në BE. Rruga ka ende pengesa përpara. Shumë qytetarë gjermanë kanë marrëdhënie personale me njerëzit e Ballkanit Perëndimor, shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor jetojnë në Gjermani dhe paraqesin urë mes atyre shteteve. Qytetarët nga ky rajon janë fqinjët tanë dhe perspektiva e tyre është që të bëhen pjesë e BE-së, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.Sa i përket takimit të ardhshëm, Merkel thekson se ne Poloni do te vendoset per financimin e projekteve te rëndësishme per Ballkani ne infrastrukture dhe arsim.Do të dëgjojmë cfare kanë për të thënë vendet e Ballkanit Perëndimor, përvoja e tyre dhe ankesat e mundshme që kanë nga bashkëpunimi dhe do të shohim si ne, si BE mund t?u vijmë në ndihmë . Duhet t?i ndjekim edhe proceset e ndërtimit të autostradave, hekurudhave, sepse e dimë se kur njerëzit janë të lidhur në mënyrë infrastrukturore, atëherë vizitohen dhe shihen më shpesh.Në Poznan te Polonisë më 5 korrik do të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor ku teme e diskutimit do te jene dialogu Prishtine- Beograd dhe bashkëpunimi mes vendeve te rajonit.