http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zhvillimet e 30 qershorit në vendin tonë kanë qënë edhe në vëmendje të mediave ndërkombëtare të cilat i konsiderojnë të jashtëzakonshme votimet e një dite më parë. Gjigandi britanik, BBC ka bërë një pasqyrë të detajuar të gjendjes politike duke theksuar se shqiptarët votuar si asnjë herë tjetër në kushtet kur opozita bojkotoi procesin.Në shkrimin e ?BBC? shkruhet gjithashtu se perpara të votimit, mbështetësit e opozitës u përleshen me policinë dhe në disa raste i vunë zjarrin fletëve të votimit dhe kutive. Nuk lihet pa përmendur edhe momenti që i shtoi dramaticitetin situatës përpara votimit, ku gazeta gjermane ?Bild? publikoi disa biseda telefonike të përgjuara.Hapsire te konsiderueshme i ka kushtuar procesit edhe ?Daily Mail? qe nenvizon votimi për kryebashkiakët shqiptarë, eshte bojkotuar nga partitë e opozitës por eshte zhvilluar paqësisht. ?perfaqesuesit europiane dhe ata te shteteve te bashkuara i bënë thirrje partive shqiptare, të shmangin dhunën gjatë zgjedhjeve, për kryetarët e bashkive,.?- thuhet në shkrimin e ?Daily Mail?.The Washington post Al Jazeera, Ansa, si dhe të tjera media te huaja, gjithashtu kanë raportuar zhvillimet e se djeles ne shqiperi duke patur në fokus edhe ndikimin e procesit në perspektivën e Shqipërisë.