Policia në Shkodër ka arrestuar një person për shkak tentoi të pengoja hapjen e qendrave të votimit në Postribë, gjatë ditës së djeshme.
Mësohet se në pranga ka rënë Emrah Shaba.
Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë.Policia në Shkodër ka arrestuar një person për shkak tentoi të pengoja hapjen e qendrave të votimit në Postribë, gjatë ditës së djeshme.Mësohet se në pranga ka rënë Emrah Shaba.Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë. Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se nuk e kuptojnë pse është shoqëruar djali i tyre.
"I kemi rritur me gjithë hallet. Na është bërë një terrorizëm sot. Kanë ardhur policë, kanë hyrë brenda. Jam kapur me shefin, ja sharë pak me të, i kam thënë serb. Çfarë është ky terrorizëm këtu. Ai është arrestuar kot. i kemi kërkuar fletën e arrestit nuk e kishin. Thanë e dimë ne, si dinë ata në shtëpinë e tjetrit. Ne kemi ndjekur urdhrin e presidentit. Qeveri e poshtër. E kanë hapur vetë portën. Këto janë qeveria më e poshtër në botë. Bëni thirrje edhe ju. Deri kur do vazhdojmë kështu", thonë familjarët.