Hysi për Report Tv: Numri i votuesve është rritur krahasuar me vitin e kaluar

2019-07-01 0

Nga qendra e votimit në Tiranë, deputetja e PS-së, Vasilika Hysi në një prononcim për Report TV tha se në Bashkinë e Tiranës, pjesëmarrja e votuesve është më e lartë se në zgjedhjet e 2015.

"Rezultati i 30 qershorit tregon një pjesëmarrje të lartë, jo vetëm PS, por edhe për partitë e tjera, se në Tiranë ka marrë vota dhe Bindja Demokratike. Ka pasur vetëm një protestë paqësore në njësinë administrative nr.2. Pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme. Numri i votuesve është shumë i lartë. I shkaktuan një dëm të madh votuesve të tyre. Opozita i bojkotoi zgjedhjet? Në Kushtetutë asnjë parti nuk mund të detyrojë që të marrë pjesë në zgjedhje, por në 30 parti ka pasur garë. Vjedhje votash? Kemi pasur vëzhgues ndërkombëtar, por edhe media ka qenë një vëzhgues i rëndësishëm. Në këto kuti gjithçka është e regjistruar, kemi një numër të qëndrueshëm votuesish, por edhe kemi pasur një rritje", tha Hysi.