Kryetari i PD, dega Vau Dejes, Agim Bushati ka dale ne nje prononcim per mediat pas perfundimit te procesit te votimit ne Bashkine Vau Dejes, ku theksoi pjesemarrjen e ulet te votuesve, me nje rezultat prej 9.5%. Bushati u shpreh se nga monitorimi i grupit te vezhguesve rezulton se se sot ne procesin zgjedhor jane bere manipulime te shumta, ku ka pasur presione ndaj nenpunesve shteterore. 'Gjithashtu eshte verejtur se komisioneret e qendrave te votimit jane njekohesisht dhe kandidate per keshilltare Bashkiake. Kjo nje shkelje e rende e ligjit. Po ashtu tre qendrat e votimit ne njesine Shllak dhe ajo e Shelqetit jane mbyllur para orarit zyrtar. Ndersa QV ne Njesine Bushat eshte hapur nje ore me vonese'.