#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Dy orë pas mbylljes së votimi, kryeministri Edi Rama doli në një fjalim 30 minutësh për të falenderuar të gjithë ata që e votuan, por jo vetëm.
I mbuluar nga djersët dhe i emocionuar, Rama dha dy mesazhe për opozitën. ?Paqe politike duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj dhe marrëveshje pa kushte?.
Rama e konsideroi një fitore të vështirë këtë të 30 qershorit, por e quajti një fitore të shtetit.
Rama: Reforma në drejtësi nuk negociohet, vetëm mbështetet
Ndërsa Reforma në Drejtësi jo nuk negociohet, po as nuk diskutohet. Vetëm mbështetet. Duhet të jetë shumë e qartë qysh sot për të gjithë, se unë nuk kam as disponimin më minimal, për asnjë pazar politik për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë lloj marrëveshje për të penguar drejtësinë të merret me zullumet e kujtdoqoftë, djathtas apo majtas.
Borxhi ku e futi edhe më thellë sot shumicën tonë qeverisëse ky popull, edhe sikur ne të kthehemi në magjistarë, i gjithi nuk shlyhet dot kurrë, po një gjë është e sigurtë: Nga sot duhet dhe do të jetë më i qartë, më kumbues dhe më i përditshëm se kurrë, me vepra e jo vetëm me fjalë, mesazhi se jo ata që përfunduan në gropë pasi deshën të digjnin Shqipërinë për të hedhur në erë rrugën e negociatave me BE-në, po edhe kushdo që nën çatinë e shtëpisë së madhe të socialistëve e të progresistëve, mund të ketë apo do të ketë hesape me drejtësinë, nuk do të mbrohet, nuk do të justifikohet, nuk do të tolerohet për asnjë arsye në këtë botë, nga kjo parti!
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-e-30-qershorit-rama-konference-mediat-ne-2100
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz