Militantët e PD mblidhen para KZAZ-së në Gjirokastër, Dasho Aliko: Protesta paqësore

2019-07-01 0

Në KZAZ-në në Gjirokastër janë mbledhur disa persona, militantë të Partisë Demokratike, por deri më tani nuk janë shënuar incidente. Në KZAZ ndodhen tashmë kutitë me fletët e votimit, ku më tej do të nisë procesi i numërimit.

Kryetari i PD-së së Gjirokastrës, Dasho Aliko mbajti një fjalim falenderuar para militantëve të djathtë, duke thënë se Gjirokastra e braktisi Ramën. Ai tha se në qarkun e Gjirokastrës do të mbahen protesta paqësore para KZAZ-ve, kjo në formë fitoreje sipas tijpër pjesëmarrjen jo të lartë në votime në këtë qark.

"Sot falenderoj gjithë qytetarinë gjirokastrite që i tha jo Ramës duke i dhënë një shuplakë me 5703 vota në gjithë Gjirokastrën. Gjirokastra nuk ju bashkua Ramës. Gjirokastra të lexon dhe në fund të ndëshkon. 21 mijë votues morën pjesë në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Kanë votuar edhe kundër kandidatit të partisë Socialiste, do e tregojnë rezultatet. Ne sot bëjmë tubim paqësor, tubim feste, se i thanë jo qeverisë së krimit. "Mbaroi Rama", dëgjohet të thonë mbështetësit" tha Aliko.R