http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë procesit të votimit në Skrapar ka njohur një sherr jashtë qendrës së votimit 3354.Informacionet bëjnë me dije se ish drejtori i spitalit të Skraparit Astrit Dyrmishi është zënë me një vartesin e tij, Asllan Nurellari,që e kishte hequr nga puna ne spital ne periudhen qe ka qenë drejtor.Debati mes të dyve ka degjeneruar me grushta jashtë qendrës së votimit ku edhe është thyer nje xham i kesaj qendre.Sipas policisë përfaqësuesit e QV 3354 në Skrapar konfirmojne se sherri nuk ka lidhje me procesin e votimit dhe nuk e ka penguar aspak vijueshmerine e tij.Si shkak I sherrit është bërë ndalimi I dy shtetasve të lartpërmendur. Nga policia e Skraparit konfirmohet se grindja ka qene për arsye personale dhe jo per votimet ne qendren e votimit nr 3554 nr 66.Ndërkohë që Maksim Nuellari shprehet se procesi vazhdon normalisht dhe nuk eshte nderprerë për asnje moment.