Afera e Rashkovskit, M-NAV nuk komenton akuzat

2019-07-01 1

VMRO-DPMNE-ja kërkon dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë; Dragi Rashkovski, pas publikimit të bisedës së regjistruar në mënyrë të fshehtë në Kabinetin e tij, i cili sipas partisë opozitare zbulon se ai merr pjesë në kurdisjen e tenderit për furnizim me pajisje radari në Navigacionin e Maqedonisë. Nga ana tjetër, nga LSDM-ja kundërpërgjigjen se bëhet fjalë për lajm të rrejshëm që e plasoi drejtori i atëhershëm i teknikës në M-Nav, i cili ndërkohë është shkarkuar.