RTV Ora - Zgjedhjet vendore në mediat botërore: Kaos institucional e demokraci në krizë

2019-07-01 0

#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Kaos institucional, demokraci në krizë, situatë politike e tensionuar, votime pa kundërshtarë.

Këto janë disa nga frazat me të cilat agjencitë më të njohura të informacionit në botë po përshkruajnë procesin zgjedhor të së dielës në Shqipëri.

Në artikullin e saj, korporata britanike e radiodifuzionit, " BBC", i cilëson zgjedhjet vendore të 30 qershorit më të pazakontat që nga rrëzimi i komunizmit në fillimvitet 90.

Pasi rendit akuzat e opozitës, aktet e presidentit Ilir Meta dhe kundërreplikat e kryeministrit Edi Rama, media angleze nuk sheh shpresë për pajtim politik mes palëve.

Sipas BBC, fituesit e zgjedhjeve në Shqipëri veprojnë me qasjen "fitimtari i merr të gjitha", dhe është pikërisht ky mentalitet që nuk i lë opozitës taktikë tjetër përpos protestave në rrugë.

Agjencia franceze e lajmeve, AFP, i komenton zgjedhjet e fundit vendore si episod të një krize demokracie të nisur në muajin shkurt, kur deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti dhe zgjodhën rrugën si mjet presioni ndaj qeverisë.

Në artikull citohen fuqitë perëndimore, ambasada amerikane dhe delegacioni i Bashkimit Europian, me thirrjet për garantimin e procesit elektoral dhe shmangien e dhunës.

Gazeta italiane "La Stampa" e hap mbulimin e saj për Shqipërinë me një intervistë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke vendosur në titullin e artikullit një frazë të ish-zyrtarit të lartë demokrat se "këto zgjedhje kurrsesi nuk mund të quhen të lira".

Shërbimi amerikan i lajmeve, Associated Press, gazeta "Uashington Post" dhe dhjetëra media amerikane, po ashtu renditin shkurtimisht shkaqet e konfliktit politik disamujor.

Zgjedhjet e 30 qershorit po raportohen gjerësisht edhe në mediet greke, serbe, maqedonase e ato të Kosovës.

BBC thekson se zhvillimi i tyre do të jetë vendimtar për vendimin që Bashkimi Europian pritet të marrë rreth negociatave për anëtarësim në muajin tetor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zgjedhjet-vendore-ne-mediat-boterore-kaos-institucional-e-demokraci-ne-krize
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz