Ish-presidenti Bamir Topi ka votuar sot në kryeqyet i shoqëruar nga bashkëshortja etij. Gjatë fjalës së tij jashtë qendrës së votimit Topi tha se zgjodhi të votojë në vijim të bindjes kundër bojkotit. Ai tha se kjo është një ditë ku çdo politikan duhet të reflektojë dhe të orientohen si ata që ne i quajmë partnerë strategjikë.
"Votova sot në vijim të bindjeve të mia të sjelljeve kundër bojkotit siç e ka shprehur edhe partia ime e cila merr pjesë në zgjedhje. Erdha sot për të bërë detyrën time qytetare por edhe politike. Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që nga viti 1991. Kjo është një ditë që nuk mund të ketë triumfator kur çdo politikan por edhe përfaqësuesit të opinionit publik, sonte duhet të bëjnë një meditim të thellë. Duhet të jetë një reflektim qytetar, se çfarë kanë bërë. Është standardi më i ulët i demokracisë që ne përjetojmë prej kaq vitesh. Nesër të gjithë duhet t'i thërrasin mendjes për të ardhur në një proces tjetër. Një proces politik i cili është rrëzuar në 21 prill 2008. Sot është një ditë votimesh dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë kanë ushtruar të drejtën e tyre. Mesazhet e ndërkombëtarëve duhen kuptuar qartë, për të krijuar një ditë stabilitetit brenda instabilitetit të politikës, të cilin nuk e ka populli. Mospjesëmarrja imponon zgjidhje të sforcuara. ne jemi sot për zgjedhjet e pushtetit vendor sepse qyteti nuk mund të qëndrojë pa shërbim. Unë jam për të marrë pjesë.