RTV Ora - Alfred Moisu: Nëse s'do bëheshin zgjedhjet sot do kishim destabilizim

2019-07-01 1

#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Ish presidenti Alfred Moisiu në një prononcim për median pas votimit tha se zgjedhjet duhej të zhvilloheshin më 30 qershor pasi nëse nuk do të ndodhte do të kishim destabilizimin e vendit

Alfred Moisiu: "Këto zgjedhje kanë një defekt nga mospjesëmarrja e opozitës kryesore sepse opozitë ka akoma si Bindja Demokratike por opozita trandicionale mungon. Sigurisht kjo nuk është e mirë por ishte e drejta e kreut të PD-së. Kjo ka qenë fatkeqësi nuk duhej të ndodhte as të tërhiqeshin mandatet dhe as bojkotuar zgjedhjet. Zgjedhjet janë jo thjesht detyrim qytetar por shenjë organizimi.

Isha dakord që këto zgjedhje të zhvilloheshin në kohën e caktuar nga presidenti më 30 qershor sepse mos zbatimi i kësaj date do të krijonte një precedent shumë të rrezikshëm në të ardhmen. Do të kishim destabilizim të sistemit zgjedhor destabilizim të zgjedhjeve. Çdo zgjedhje do të kshte probleme nga forcat politike pjesëmarrëse.

Moisiu bëri apel për dialog

"Uroj që kjo situatë të zgjidhet sa më parë pas këtyre zgjedhjeve. Si të ecim përpara. Kam bindjen që politikanët shqiptarë ti thërrasin mendjes nuk ecet kështu"

Zhdekretimi i 30 qershorit

Moisiu duke sqaruar se nuk mund të komentonte vendimet e presidentit tregoi veprimin e tij në zgjedhjet e 2007: Nuk kisha të drejtë të zhvlerësoja dekretin e mëparshëm pa ma dhënë këtë të drejtë nga kuvendi dhe vetëm më pas nxorra dekretin e dytë. Çdo njeri vepron dhe e gjykon si e mendon të arsyeshme"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/alfred-moisu-nese-sdo-beheshin-zgjedhjet-sot-do-kishim-destabilizim
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz