Report TV - Voton në Tiranë Astrit Patozi: Pas 1 korrikut frymë e re për vendin

2019-07-01 0

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi votoi këtë të dielë në qendrën e votimit vendosur në shkollën "Lidhja e Prizrenit" në Tiranë. Nga kjo forcë politike për Tiranën, kandidon Arben Skënderi.

"Kemi pare zgjedhje, ku kanë marrë pjesë edhe të gjitha partitë, por pas këtyre zgjedhjeve pas 1 korrikut një frymë e re politike do ta presë vendin. Sot është një ditë normale votimi që Shqipëria nuk duhet ta kapërceje edhe ta lërë pas. Nuk është vendi që të bëjmë analiza politike, por mendoj më mirë që të kishim zgjedhje problematike sesa mos të bëheshin zgjedhjet", tha Patozi në një prononcim për mediat pas votimit.

Free Traffic Exchange