Në Kukës, thuajse të gjitha qendrat e votimit të KZAZ-së numër 11 janë hapur pa shënuar incidente. Agron Hoxha, nënkryetari i KAZA-së, në një prononcim për mediat për fillimin e procesit zgjedhor, tha se nuk ka pasur probleme që nga dje kur janë shpërndarë bazat materiale, e deri më tani me hapjen e qendrave të votimit. Edhe në Has është hapur pjesa më e madhe e qendrave. Deri tani nuk është konstatuar asnjë problem.
Kryetari i Partisë Demokratike Arif Rexhmati bëri të ditur se PD do të monitorojë procesin.
Në Kukës, qytetarët do të zgjedhin mes Abedin Oruçit dhe Safet Gjicit të kandiduar nga Partia Socialiste.