Pa sulmeve të kryera nga militantët e opozitës gjatë mbrëmjes së djeshme në KZAZ nr.9 në Dibër ku rreth 300 persona sulmuan me bomba molotov KZAZ-në duke lënë të lënduar edhe 7 efektivë, Partia Demokratike pretendon se është dhunuar një protestuese e quajtur Afërdita Shehu.
Por pretendimet e PD hidhen poshtë nga Shefi i Urgjencës në Spitalin e Peshkopisë, Hajri Lusha i cili ka sqaruar se gruaja në fjalë nuk rezulton të jetë dhunuar por ka ardhur në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të arrestimit të një nga familjarëve të saj për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj KZAZ nr 9 në Dibër. Sipas Dr.Lushës, gruaja ka ardhur në gjendje të rëndë psikologjike në orët e para të mëngjesit për shkak të ngjarjes që kishte ndodhur.
"Pacientja ka mbërritur në një gjendje të rënduar emocionale, sindroma neurotik me gjendje lipotomie, shkaktuar nga arrestimi i një prej familjareve të saj. Ajo ka marrë asistence të menjëhershme dhe i janë bërë kontrollet e duhura mjekësore, të cilat konfirmojnë se nuk ka patur asnjë shenje dhunë. Këtë e konfirmon edhe fakti se pacientja ka qëndruar me pak se një orë në spital dhe prej orësh ndodhet në banesën e saj." ka thënë ai.
Dr. Lusha i bën thirrje forcave politike të mos abuzojnë me pacientet e të mos përhapin panik për situata të stisura.