Ish-deputeti i PD, Flamur Noka me anë të një deklarate për mediat ka thënë se kryeministri Rama ka si qëllim që ditën e nesërme gjatë votimeve lokale ka si qëllim që të provokojë dhunë në Dibër dhe në qytete e tjera të Shqipërisë.
Më pas Noka me anë të një videoje të publikuar pretendon se një automjet i Ministrisë së Mbrojtjes, transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policisë kufitare që kanë qëllime për të provokuar dhunë.
Ai shtoi se ata janë persona të urdhëruar nga Rama dhe Lleshaj ndërsa më pas tha se qytetarët nuk do lejojnë një skenar të tillë kriminal.
Deklarata e plotë:
Regjimi në ikje i Edi Ramës ka vënë në lëvizje një nga skenarët më kriminalë, që synon të nxisë përplasje civile ditën e dielë dhe më pas, këtë dhunë shtetërore t?ia faturojë Partisë Demokratike dhe opozitës.
Me një skenar të denjë për regjimet diktatoriale ushtarake, ditën e dielë do të veshin uniformën e policit persona të paidentifikuar, banditë me rekorde kriminale, si dhe forca të armatosura të ushtrisë, të cilët, me ligj zgjedhor e kanë të ndaluar të jenë pranë qendrave të votimit. Një video e shkurtër e siguruar para pak minutash në Dibër, tregon një automjet të Ministrisë së Mbrojtjes, që, sipas informacioneve tona po transporton forca të ushtrisë, të veshur me uniformën e policies kufitare.