Shkodra është qyteti i radhës në të cilin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa prej qendrave të votimit. Disa shkolla vijojnë rezistencë, ndonëse ka pasur një urdhëresë nga Ministria e Arsimit për të vënë në dispozicion ambientet e tyre. Siç raporton gazetari nga Shkodra, Ergys Kavaja, shpërndarja do të bëhet fillimisht pikërisht në ato shkolla që janë të hapura.