Report TV -Edi Rama respekton heshtjen zgjedhore, ja ku e kalon të shtunën

2019-07-01 0

Teksa Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, pasi mbylli fushatën elektorale ditën e djeshme në Vlorë, kreu i qeverisë Edi Rama ka zgjedhur ta nisë ditën duke u relaksuar në ujërat e detit Jon.

Vetë kryeministri ka postuar një video në profilin e tij zyrtar ku shfaqet duke notuar, larg zhvillimeve politike pas një fushate e cila zgjati për një muaj në 61 bashkitë e vendit.