Report TV -Elbasan/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore nëpër Qendra Votimi

2019-07-01 0

Elbasani është qyteti i parë në të cilin ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit. Siç bëri të ditur mbrëmjen e djeshme ministria e Brendshme, në terren për të garantuar një proces zgjedhor të qenë, do të jenë në terren 7779 punonjës të policisë janë trajnuar, nga të cilët 5876 punonjës do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve dhe 1450 punonjës policie do të jenë në funksion dhe gatishmëri të procesit zgjedhor.

Më konkretisht, vetëm në qytetin e Elbasanit janë angazhuar 248 efektivë. Report Tv sjell video nga momenti teksa bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pallatin e Sportit të këtij qyteti.

Ndërkohë pritet që të nisë shpërndarja edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.