RTV Ora - Kryebashkiaku i Pogradecit: Arrestimi i dy punonjësve i paligjshëm, lirojini

2019-07-01 0

#rtvora
Kryebashkiaku i Pogradecit ka reaguar pas arrestimit të dy punonjësve bashkiakë për mbylljen e 3 shkollave dhe 1 kopshti që ishin caktuar si qendra votimi.

Kryetari Eduart Kapri në një deklaratë për mediat u bëri thirrje policisë që ti lironin, pasi sipas tij arrestimi ishte i paligjshëm.

Eduart Kapri: "Arrestimi është paligjshëm. I bën thirrje policisë, ti lirojë punonjësit. Procedurë normale mbyllja e derës së jashtme. Ndodh çdo ditë kjo procedure. Ne do zbatojmë dekretin e presidentit.

Ju bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve. E shtuna dhe e diela janë ditë pushimi. Çdo tentativë për hapjen e dyerve të instituticioneve që administrohen nga bashkia do t'ju drejtohemi organeve ligjzbatuese."

Dy punonjësit e bashkisë së Pogradecit u arrestuan të premten (28 qershor) pasi u kapën duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht të caktuara nga KQZ si qendra votimi.

Në pranga u vunë S.B., 61 vjeç dhe G.B., 59 vjeç, të banues në Pogradec, të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit në këtë bashki.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryebashkiaku-i-pogradecit-arrestimi-i-dy-punonjesve-i-paligjshem-lirojini
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange