Dosja ekskluzive/ Ja çfarë ndodhi para e pas sulmit me 2 kallashë ndaj Plaurent Dervishaj

2019-07-01 16

Në sulmin me armë të 20 qershorit 2019 në Durrës, Plaurent Dervishaj, Julian Meçen dhe mikun e tyre Bashkim Haxhija, i ka shpëtuar vetëm zoti dhe askush tjetër. Kjo pasi dy persona, që momentalisht ende nuk janë identifikuar nga policia e Durrësit, kanë lëshuar mbi ta, nga një distancë shumë e afërt, plot 43 plumba nga dy kallanikovë dhe sërisht ata, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë e marë, ekzekutimin e Plaurent Dervishaj. Këtë herë zoti ka qënë me Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçen e Bashkim Haxhiaj. Ky i fundit mund të konsiderohet ?heroi? i këtij atentati, pasi ka qënë i vetmi që ka reaguar me armë dhe ka shpëtuar nga vdekja Julian Mecen, duke e transportuar me urgjencë dhe makinën e bërë shoshë,drejt e në spital. Të tre personazhet shumë të njohur në Durrës dhe me probleme me drejtësinë Shqiptare, kanë mundur ti shpëtojnë paq një superatentati të mirëorganizuar dhe përgatitur në çdo detaj.

Në dosjen hetimore që ka mundur të sigurojë ?Shqiptarja.com?, tregohet qartë dinamika se si ka rrjedhur ngjarja, lëvizjet e tre personazheve objekt sulmi, nga kalata e portit të Durrësit deri në Maminas, aty ku Dervishaj kishte shkuar së bashku me dy shokët e tij, për të parë hedhjen e themeleve të banesës së tij të re. Por në kthim, teksa ndodheshin në afërsi të qëndrës shëndetësore në fshatin Koxhas, makina ku udhëtonin tre personazhet e mësipërm, është bërë tabelë qitje, nga dy persona me kallashnikovë, duke bërë shoshë mjetin. Të dy personat, kanë kapur në befasi dhe në një pozicion ballor objektivin, duke hapur zjarr të menjëhershëm. Atentatori me kapele të zezë që shihet në pamjet filmike, ka zbrazur të gjithë karikatorin e automatikut, ndërsa atentatori me kapele të bardhë ka qëlluar fillimisht disa plumba, por më pas arma i është bllokuar, dhe efektivisht nuk ka qëlluar më. Me bindjen se kishin ekzekutuar Plaurent Dervishaj dhe dy miqtë e tij, të ndihmuar dhe nga një person tjetër, shofer, janë larguar me shpejtësi me një automjet tip BMW. Sipas dosjes së prokurorisë i vetmi nga të pranishmit në makinë që ka pasur guximin të reagojë pas largimit të autorëve, ka qënë Bashkim Haxhiaj, që ndodhej në pjesën e pasme të mjetit, i cili u është vënë nga pas makinës së autorëve duk i qëlluar plot 6 herë me një pistoletë kalibër 9 m.m. Në pamundësi për ti ndalur autorët, Bashkim Haxhija është kthyer tek automjeti me targë AA005MJ, e ka gjetur të plagosur shokun e tij, drejtuesin e mjetit Juljan Meçe,ndërsa miku tjetër Plaurent Dervishaj, kishte dalë nga makina dhe ishte shtritë në tokë