Gjiknuri nga Vlora: Dilni masivisht në votime, pas 30 qershorit opozita do të reflektojnë

2019-07-01 0

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, gjatë fjalës së tij hapëse të takimit përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Vlorës ka falenderuar pjesëmarrësit duke thënë se kjo mikpritje vjen për shkak të punëve që janë bërë në këtë qytet.

Më pas Gjiknuri ka thënë se më 30 qershor duhet që të ketë një pjesëmarrje masive për të votuar.

"T'i japim votën. Është votë për progresin. Prandaj janë kaq shumë në shesh. Disa u munduan ta kthejnë Shqipërinë në vitet e zeza. Po i jep një mbështetje të madhe. Nuk mund ta dhunosh një pushtet nga rruga. Ne do të votojmë PS për ato që ka bërë. Ai do të ndihet më shumë në borxh. Thonë që në vjedhim vota. Por ka një arsye pse na votojnë ne. Na votojnë se jemi njerëz të punëve të bëra. Në pushtet vihet me vota. Në do të jemi partia më e madhe se kemi punuar për ta Pas 30 qershorit... kjo datë nuk vihet në pushtet prandaj ndërkombëtarët na kanë mbështetur. Ata duan stabilitet. Prandaj le të dalim masivisht në votime. Pas 30 qershorit do bëjmë reflektimin ton. Edhe ata do të reflektojnë. E kanë marrë mesazhin tuaj, falë jush e kanë marrë. Dua ta prek pak në sedër Ramën... Fieri është kryeqyteti i socialistëve por kur pulson Vlora pulson e gjithë Shqipëria. "