Partia Demokratike tha se pas sulmit në KZAZ Nr qëndronin përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër me në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha. Selia blu publikoi edhe pamje të këtij momenti.
"Video është momenti kur përfaqësues të Partisë Socialiste në Shkodër me në krye nipin e deputetit të PS, Luan Harusha, sulmojnë me dhunë Pallatin e Sportit në Shkodër, nën administrimin e Bashkisë, duke thyer me forcë derën e këtij institucioni. Policia Bashkiake e Shkodrës, e cila ka nën menaxhim këtë institucion i ka ndaluar, ndërkohë që në momentin kur arrin policia e rendit autorët largohen nga vendi i ngjarjes pa u ndaluar nga uniformat blu. Në vendngjarje janë 4 makina. Një Volkswagen Passat ngjyrë jeshile e cila ka targën Sh 3573 E, Një Peugeot e bardhë me targë Sh 1782 E, një Merecedes Benz CLS me targë AA 007, pronari i të cilit është Ergys Harusha, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Luan Harusha", thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike./tvklan.al