Policia: Ligji ndalon tubimet per 48 ore

2019-07-01 0

Plot 7 326 punonjës policie do të angazhohen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë për zgjedhjet e 30 Qershorit. Në një deklaratë për mediat, Drejtor i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj ka prezantuar planin e masave.

?Janë trajnuar 7.779 punonjës të Policisë që do të angazhohen me detyra gjatë zgjedhjeve, sipas niveleve të menaxhimit policor, deri tek niveli bazë i veprimit policor. Për sigurimin e 5.417 Qendrave të Votimit, 90 KZAZ dhe 90 VNV, janë bërë përllogaritjet të punonjësve të Policisë, për automjete, pajisje, komunikim, ushqim etj. Në datën 15 Qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dërgoi në KQZ, Listën me 5.876 punonjës të policisë që do të angazhohen me shërbim për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë Shqipërinë. Nga strukturat e disa njësive policore në Tiranë, Drejtorive të Kufirit dhe Migracionit dhe struktura të tjera, do të dërgohen 1.450 punonjës policie në funksion të procesit zgjedhor në disa Drejtori Vendore të Policisë?.

Dervishaj foli edhe për ngjarjet e dhunshme në disa KZAZ, ku janë përfshirë 250 autorë, nga të cilët 59 janë arrestuar 138 ndiqen në gjendje të lirë dhe 53 persona janë shpallur në kërkim. Policia ka refuzuar edhe kërkesat e partive politike që kërkojnë të zhvillojnë protesta në ditën e votimit, pasi kjo është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

?Çdo organizim dhe zhvillim i tubimeve dhe protestave në datat 29 dhe 30 Qershor 2019, data që korrespondojnë me periudhën e ?heshtjes zgjedhore?, janë të kundërligjshme dhe të dënueshme nga ligji penal, pasi konsiderohen vepra penale të cilat prekin dhe cenojnë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të zgjedhësve apo personave për të ushtruar të drejtën e votës?.

Policia e Shtetit ka filluar marrja në ruajtje të 84 objekteve të rëndësishme, përfshirë edhe ambasadat që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ?Komando?.

Tv Klan