Atentati në Durrës/ U kap me pistoletë nga kamerat filmike, Gjykata mbyll në qeli Bashkim Haxhinë

2019-07-01 5

Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë ?arrest në burg? për Bashkim Haxhinë, të arrestuar disa ditë më parë për akuzën e ?Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake?. Haxhia është ndaluar menjëherë pasi në pamjet filmike të sekuestruara nga policia në dobi të hetimeve që po zhvillon, lidhur me atentatin me armë ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, Haxhia shfaqet me një pistoletë në dorë. Për këtë fakt Haxhia është ndaluar dhe pak ditë më parë gjykata e Durrësit ka caktuar masën e ?arrestit në burg? për të.

Të dy objektivat e atentatit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, ishin duke udhëtuar në makinën tip ?Range Rover? me targa ?AA 005 MJ?, ku së bashku me Meçaj dhe Dervishaj, në makinë me ta, në sediljen e pasme ka qënë dhe Bashkim Haxhia, një personazh tjetër i botës së krimit dhe që njihet si pjesë e grupit të Astrit Gjepalit, i vrarë në 16 janar 2014, por dhe anëtar i bandës së Durrësit. Julian Meçaj ndodhej në timon ndërkohë në sediljen e parë ndodhej Plaurent Dervishaj, mik dhe i afërm i Lulzim Berishës, por marëdhënien mes tyre kohet e fundit mësohen të jenë ftohur. Ndërsa në sediljen e pasme ndodhej një personazh tjetër i botës së krimit, Bashkim Haxhia, i ekstraduar para disa vitesh nga Italia dhe i dënuar nga drejtësia shqiptare me 20 vite burgim. Nga të shtënat me armë Plaurent Dervishaj ka marë vetëm një plumb në këmbë, ndërsa tre plumba ka marë miku i tij Julian Meçaj, i cili ndodhet nën trajtimin mjekësor të mjekëve në Tiranë. Dy autorët kanë qëlluar mbi 45 plumba por asnjëri prej tyre nuk e ka kapur, pasi Haxhia ka mundur të dalë nga makina. Meçaj dhe Dervishaj kanë reaguar menjëherë ndaj krismave të para, duke u strukur poshtë kroskotit të ?Range Rover?.