Hajdari mesazh opozitës: Mos u bëni pengesë e zgjedhjeve, vendimi i ndërkombëtarëve është i qartë

2019-07-01 0

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari ka reaguar dy ditë para zgjedhjeve lokale, duke mbështetur këtë proces dhe duke thënë se opozita duhet të heqi dorë nga thirrjet për dhunë.

Në fjalën e saj Hajdari i ka bërë thirrje politikanëve që të mos bëhet pengesë për zgjedhjet e 30 qershorit pasi të gjithë duhet të respektojmë Kushtetutën.

Ajo shprehet se është shumë i qartë vendimi i ndërkombëtarëve për situatën në Shqipëri.

"Qeveria Rama ka dështuar të rimëkëmbi ekonominë. Korrupsioni është burim i çdo të keqeje në vend. Ata që janë mbi ligjin mbrohen nga drejtësia e kalbur. Nuk ka gjykate kushtetuese të lartë, Është e qartë se cili është mendimi i ndërkombëtarëve. Ata ndjekin hap pas hapi ngjarjet. Dhe e kuptojnë se ç'bëjnë politikanët tanë sot. Me qëllim zgjedhjen e pushtetit të tyre. BE do fakte në Reformën në Drejtësi dhe korrupsion. Pa patur zgjedhje të lira ne nuk jemi asgjë kundi. Ne duhet të implomentojmë këshillat e OSBE/.ODHIR. Duhet të shikojmë se nga vijnë të ardhurat e partive. Kushtetuta është e Shenjtë dhe nuk dhunohet ne duhet të mbrojmë atë që luftuam. Ndaj bëj thirrje për distancim nga nxitja e dhunë për interes kundër të Shqipërisë. Nuk mundtë lejojmë të shikojnë vetëm dhunë. Distancohuni nga dhuna. Ka ardhur koha që të distancohemi nga këta politikanë që po thellojnë krizën" tha Rudina Hajdari.

Free Traffic Exchange