Çekia është atdheu im i dytë?, do të na rrëfente Piro Milkani, pas vlerësimit me çmimin e mirënjohjes në Çeki, si ?Njeri i përkushtuar? . Për këtë ambasadori çek në Tiranë, Jaroslav Ludva, bëri bashkë të gjithë ata shqiptarë, të cilët lidhjen me gjuhën edhe kulturën e këtij vendi e kanë të kahershme, që në rininë e tyre. Ambasadori Çek, gjatë fjalës së tij të mirëseardhjes u shprehu mirënjohjen, duke thënë se: ?Sot kemi një arsye speciale që jemi mbledh këtu, sepse Piro Milkani, u vlerësua me dekoratën më të lartë të Republikës Çeke, që jep Ministri i Punëve të Jashtme, ?Njeriu i përkushtuar?. Ky vlerësim u jepet vetëm pak personaliteteve, të cilët kanë pasur në maksimum meritën e propagandimit të emrit të mirë të Republikës Çeke në botë. Shumë rrallë ndodh që këtë vlerësim ta marrë një qytetar jo çek. Por kjo ndodhi me Piro Milkanin, bashkëstudentin tuaj në Prag. Kam qenë pjesë e këtij dekorimi edhe ishte një aksion i madh, ku morën pjesë personalitete nga vende të ndryshme, Gjermania, ShBA-a apo edhe Irani. E bëri për Çekinë, për Shqipërinë edhe për ju, që të gjithë bëni një shoqëri...?, shprehet Jaroslav Ludva, ambasadori i Çekisë në Tiranë.
Edhe për kryetaren e shoqatës ?Miqtë e Çekisë?, Marika Dhonati, ky vlerësim është i madh për të gjithë shqiptarët që kanë kontribuar në kulturën çeke.
Në këtë takim, e shoqëronte edhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi ose ndryshe siç të gjithë e njohin, Bebi, e cila ka një jetë bashkë me Piro Milkanin. Ajo na rrëfen, se ky vlerësim për njeriun e përkushtuar është një sadisfaksion i madh
?Shikoj një njeri që vërtet e ka dashur me pasion kinematografinë, ka punuar shumë edhe këtë e kam ndjerë edhe unë, sepse më mungonte çdo vit nga shtëpia. Nga ana tjetër ka pasur shumë sadisfaksione, sepse gjithmonë ja kanë vlerësuar punën, edhe kjo është një gjë shumë e këndshme, për një njeri që punon. Ky çmim ka shumë rëndësi, sepse është një vlerësim si njeri që ka dhënë kontribut, që ka punuar?, shprehet bashkëshortja edhe pianistja Margarita Kristidhi.