Pas sulmeve të njëpasnjëshme ndaj KZAZ-ve të orkestruara nga PD-ja, më e fundit ajo në Bushat, kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje krerëve të bashkive të djathta që të heqin dore, duke i paralajmëruar për dënimin që marrin në bazë të Kodit Penal për krimet zgjedhore. Sipas tij, këto sulme vijnë nga mllefi që kanë këta kryebashkiakë që nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se fajtorë për këtë janë "katërshja", Berisha, Basha, Kryemadhi dhe Meta.
"Çdo kryebashkiak që merret me brava shkollash të caktuara si qendra votimi, në përpjekjen harbute dhe qesharake, për të penguar zgjedhjet me dyer të mbyllura me çelësa marrëzie, bën mirë të lexojë Kodin Penal për krimet zgjedhore e të heqë dorë sa pa rënë në dorën e drejtësisë. Askush tjetër përveç katër të marrëve që i udhëheqin, s?u ka faj kryebashkiakëve të opozitës për largimin nga gara zgjedhore, ndaj ata le të merren me hapjen e dyerve të partive përkatëse, jo të marrin në qafë veten e punonjësit e tyre, duke u kthyer në të pandehur për dyert e QV", shkruan Rama.
Disa nga Bashkitë që e djathta që kanë pasur përplasje janë Klosi, Burreli, Lezha, Kamza, Kukësi, Shkodra, Kavaja, Vau i Dejës, ku militantë të PD-së të udhëhequr nga përfaqësues të kësaj force politike, kanë tentuar që të futen brenda këtyre ambiente dhe shkatërrimin e materialeve zgjedhore. Në disa KZAZ ka pasur konfrontime të forta me policinë, zjarr dhe dhunë ndaj uniformave blu.
Kodi Penal për krime zgjedhore parashikon dënim nga 1-5 vite burg.