#rtvora
Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti 'hakmarrje personale politike" shkarkimin e Zef Hilës nga posti i kryebashkiakut të Vau Dejës.
"Nuk ka asnjë motiv dhe nuk ka asnjë arsye për shkakrimin e tij. Zef Hila nuk ka qenë as fizikisht dhe në asnjë mënyrë tjetër i përfshirë në incidentin e djeshëm në Vaun e Dejës. Shkarkimi është një akti kriminal i një autokrati të kriminalizuar që tani po përdor forcën e pushtetit vetëm për të mbrojtur bashkësundimin e tij me krimin."
Basha tha më tej se djegia e materialeve zgjedhore në KZAZ nr 6 në Vau Dejës është skenar i Edi Ramës dhe Tom Doshit.
"Zef Hila është një burrë i matur, kurajoz dhe me dinjitet. Ai nuk përzihet në planet tinzare dhe burracake të Edi Ramës kundër njerëzve të pafajshëm. Sepse ajo që ndodhi në Vaun e Dejës ishte një skenar i organizuar nga Edi Rama me Tom Doshin për të krijuar konflikte. Edi Rama është duke kërkuar viktima për të mbajtur pushtetin. Edi Rama po kërkon të flijojë njerëz të pafajshëm për të mbajtur pushtetin" tha Basha duke nënvizuar se opozita nuk do të lejojë këtë "plan antishqiptar, që mund të ndezë përplasje të madhe kudo.
PD: Rama e Lleshaj skenar të përplasjes civile më 30 qershor
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka një skenar të përplasjes civile për të dielën, për të cilën kërkon tia faturojë PD-së.
"Edi Rama po përpiqet të na përçajë e të na vendosë kundër njëri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon tia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës. Me këtë skenar të dalë nga sirtaret e sigurimit të shtetit Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shënjestër kryetarin e bashkisë Vau Dejës të cilin nuk e thyen dot as me votë dhe as me kërcënimin e banditëve të tij."
Në një prononcim për median nga selia e PD-së, Gazmend Bardhi mohoi që pas djegies së KZAZ në Vau Dejës janë militantë të PD-së
"Asnjë militant i sajnuk qëndron prapa djegies së KZAZ në Vau Dejës."
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-rama-e-lleshaj-skenar-te-perplasjes-civile-me-30-qershor
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz