http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sërish këtë të premte për djegien e KZAZ nr 6 në Vaun e Dejës, ku ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.Ndër të tjera në fjalën e tij ministri ka thënë se sjellja kriminale e përfaqësuesve të opozitës në Bushat, të Vaut të Dejës, nuk mund dhe nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve.?Zjarri i mbrëmshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e tre punonjësve të Policisë së Shtetit, nga një grup sulmi, i përbërë kryesisht nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës është një shprehje shembullore e paramilitarizimit të një partie, që ka humbur jo vetëm arsyen, por tashme edhe pseudo-kauzën e saj. Aq sa i ulët ishte sulmi ndaj shkollës, ku është vendosur KZAZ, po aq e neveritshme ishte tentativa e drejtuesve të opozitës për të larë duart nga aksioni kriminal i militantëve të tyre, duke u përpjekur si gjithmonë, që nga nxitës të agresionit të kthehen në viktima të tij! Në mënyrë sa të paturpshme aq edhe qesharake, ata akuzuan Policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, nën drejtimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit. Pra, sipas këtyre ?haxhiqamilistëve? të rikthyer në skenë pas 100 vitesh, punonjësit e bashkisë së Vaut të Dejës dhe familjarët e kryetarit të saj, paskan zbatuar urdhrat tona për dhunë. Përpjekja e opozitës për të larë duart përpara qytetarëve shqiptarë dhe përpara partnerëve strategjikë të Shqipërisë, të cilët janë investuar për stabilitetin dhe demokracinë e vendit, tregon qartë se në çfarë gjendje të rënduar mendore dhe në çfarë katandisje të ulët morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar për pengmarrjen e zgjedhjeve. Sjellja kriminale e përfaqësuesve të opozitës në Bushat, të Vaut të Dejës, dogji jo vetëm një pjesë të materialeve zgjedhore, që do të zëvendësohen në kohë, por edhe orvatjen cinike dhe hipokrite të drejtuesve të saj, për të luajtur me standarde të dyfishta në komunikimin publik dhe atë ndërkombëtar. Sidoqoftë, incidenti i mbrëmshëm nuk mund dhe nuk do të cenojë aspak integritetin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen në të gjithë vendin, në pajtim të plotë me Kushtetutën, me Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin e vendit, si edhe me mbështetjen e vendosur të partnerëve strategjikë të Shqipërisë. Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe të ligjit, të cilat kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr. 6, të realizuar nga punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të Ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do të ketë cilido, që autoritetin e Kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet, duke i kthyer apo lejuar punonjësit e Bashkisë të sillen si forca të dhunshme paramilitare.?Gjithashtu Lleshaj ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të bashkive, që të marrin masa për të ushtruar me përgjegjësi të lartë shtetërore detyrën e tyre, pë...