'Shkarkimi i Hilës'/ PD: Antikushtetuese! Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune për të dielën

2019-07-01 2

Propozimin e ministrit Leshaj, për shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila, PD-ja e ka cilësuar si antikushtetues, duke thënë se ai vetëm ka zbatuar Kushtetutën. Në një deklaratë për mediat, nga selia blu, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi tha se asnjë militant i PD-së nuk ka djegur KZAZ-në në Bushat, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama si organizator i këtyre sulmeve, me qëllim që t'ia vërë fajin PD-së.

"Edi Rama ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t?ia faturojë PD, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës. Aktet e pavlefshme, banditeste dhe antikushtetuese kundër Zef Hilës janë tentativa të dështuara që kërkojnë të imponojnë paligjshmëri. Zef Hila është në krye të detyrës, duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Kundër tij është regjimi që nuk e thyen dot me votë", tha Bardhi.

Ai flet për një skenar të kreut të qeverisë, sipas së cilit Rama dëshiron që ta çojë vendin drejt trazirave.

"Edi Rama po përpiqet të na përçajë dhe të na vendosë kundër njeri tjetrit. Ai ka një skenar të rrezikshëm dhune dhe përplasje civile për të dielën, skenar të cilin kërkon t?ia faturojë Partisë Demokratike, opozitës dhe kryebashkiakëve të opozitës! Shpresa e tij e vetme për të mbajtur pushtetin kriminal qëndron tek dhuna, tek konflikti, tek përplasja civile. Me këtë skenar, të dalë nga sirtarët e Sigurimit të Shtetit, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë vënë në shenjestër kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës, të cilin nuk e thyejnë dot as me votë, as me kërcënimin e banditëve të tij me dhe pa unifromë.Tentativë e dëshpëruar e regjimit kriminal të Edi Ramës është të bëjë simbolin e 30 qershorit, Tom Doshin, personin që është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për disa krime, përfshirë edhe krimet për vjedhjen e zgjedhjeve", tha Bardhi.

Free Traffic Exchange