Report TV - Dogjën me molotov KZAZ në e Bushatit, momentet e arrestimit të 14 personave

2019-07-01 0

VAU I DEJËS- Nënkryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Admir Hasnegaj dhe 13 persona të tjerë, mes tyre punonjës të bashkisë, kanë rënë në prangat e policisë, pasi një ditë më parë dogjën me molotov godinën e KZAZ-së së Bushatit dhe materialet zgjedhore. Në një dalje për mediat, zv.drejtoresha e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj njoftoi se janë arrestuar 14 persona, 3 ndiqen penalisht në gjendje të lirë, e ndërsa janë shpallur në kërkim 9 të tjerë mes tyre djali dhe vëllai i kryetarit të Bashkisë, Zef Hila.

Mbi ta rëndon akuza veprat penale të ??Shkatërrimi i pronës me zjarr??, ??Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik?? dhe ??Dëmtimi i materialeve zgjedhor?. Kodi penal parashikon për Krimet Zgjedhore burg nga 1-5 vjet, e ndërsa për veprat e tjera penale, të arrestuarit, rrezikojnë dënimin nga 5 deri në 15 vjet.

Si pasojë e sulmeve në KZAZ-në e Bushatit, të orkestruara dhe dirigjuara nga zyrtarë të PD-së, mbetën të plagosur 3 efektivë policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Free Traffic Exchange