#rtvora
Tre efektivë policie u plagosën gjatë tensioneve në KZAZ nr 6 në Shkodër.
"Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës. Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta" informoi policia mbrëmjen e 27 korrikut.
Policet e plagosur janë Leke Doda 45 vjec i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe Gezim Dema 62 vjec, si dhe një efektiv i komisariatit të Vau i Dejës.
Policia informoi se deri në orët e mbrëmjes janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdonte puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, të përfshire në ngjarje.
Në vendngjarje ka qenë edhe deputeti Tom Doshi si dhe drejtori i Policisë së Shkodrës Niko Brahimaj. Ministri i Brendshëm përmes një postimi nw twitter tha se KZAZ u sulmua me molotov nga opozita. Por PD e përgënjeshtroi.
Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen.
Incidente ka pasur edhe në KZAZ 64 Berat. Në Fier pati protesta pasi kishte shkuar dhe Rama.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zjarr-ne-kzaz-ne-6-ne-vaun-e-dejes
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz