Mbështetës të Partisë Demokratike i kanë vënë zjarrin KZAZ-së Numër 6 në Bashkinë e Vaut të Dejës. Janë djegur të gjitha materialet zgjedhore duke përfshirë dhe fletët e votimit.
Sipas policisë kanë qenë rreth 250 persona që kanë sulmuar KZAZ-në, ku nuk ka munguar edhe molotovi. Për pasojë 3 punonjës policie kanë mbetur të plagosur.
Pas sulmeve janë shoqëruar 9 protestues në komisariat dhe po punohet për kapjen e personave të tjerë.
Gjatë ditëve të fundit mbështetësit e opozitës kanë sulmuar KZAZ-të që janë vendosur kryesisht në bashkitë e djathta. Deri tani policia ka proceduar rreth 220 persona për dhunën ndaj KZAZ-ve.
Tv Klan