Sulmi kundër KZAZ-ve me molotov, Tom Doshi: Materialet do zëvendësohen, autorët para ligjit

2019-07-01 0

"U lidha me KQZ-në, do të vijnë me avion prej Sllovenia dhe ditën e shtunë materialet janë këtu. Populli nuk do të kenë asnjë shqetësim, ata që e kryen këtë akt do të japin llogari para ligjit. Këto gjëra ndodhin në Afganistan jo në Vaun e Dejës dhe Shkodrës, të gjithë banorët nuk duhet të shqetësohen por të dielën të drejtohen në kutitë e votimit. Për ne është pozitive me parë se cfarë kanë ndërmend me bërë. Do të marrim masat që qendrat të mbrohen. Policia ka përgjegjësinë e vet në mbrojtjen e KZAZ-ve" tha ai.