Kushtetuesja: Ekipi negociator me Serbine, i jashteligjshem

2019-07-01 0

Ekipi Negociator i Kosovës për bisedime me Serbinë është shpallur jokushtetues nga Gjykatës Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka vendosur në favor të lëndës së parashtruar nga dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje.

Menjëherë pas këtij vendimi, Partia Sociale Demokratike, është kanë thënë se tërhiqen nga ky delegacion.

?Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kompetencat e delegacionit ne kemi marrë vendim që të dalim nga ky delegacion shtetëror dhe që nga sot do pushojmë së shërbyeri nga kjo kompetencë. Gjykata i ka kontestuar të gjitha kompetencat e delegacionit shtetëror?.

Vendimin e kanë mirëpritur dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosje. Në Dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës pati miratuar Ekipin Negociator të Kosovës, me në krye zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmetin e PSD-së.

Tv Klan

Free Traffic Exchange