SHBA: Njohim 30 Qershorin si date te zgjedhjeve

2019-07-01 1

Shtetet e Bashkuara te Amerikës i janë përgjigjur flakë për flakë dekretit të tretë të Presidentit Ilir Meta për të caktuar 13 Tetorin si datë të zhvillimit të zgjedhjeve lokale. Duke folur me emër të qeverisë amerikane, zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Matthew Palmer, dha një përgjigje të prere: Shtetet e Bashkuara njohin 30 Qershorin si datë zgjedhjesh në Shqipëri. Ai theksoi ne një intervistë për Zërin e Amerikës se ato duhet të jenë të qeta dhe që mosmarrëveshjet të zgjidhen me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

?Ne shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen me 30 Qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyre të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit.?

Ky qëndrim i qeverisë amerikane duket se i jep fund debatit nëse duhet votuar me 30 Qershor siç ka vendosur Kolegji Zgjedhor, që është gjykata supreme e çështjeve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që i organizon ato, apo nëse duhet votuar me 13 Tetor siç kërkon Presidenti i Republikës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange