Zbardhet vendimi i Kolegjit: Presidenti në shkelje flagrante të ligjit - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-01 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vendimi i Kolegjit:?Kolegji çmon të bazuar qëndrimin e KQZ-së ku shprehet në vendim se: ?dekretimi duhet bërë duke respektuar periudhën zgjedhore (neni 8)?, dhe se dekretimi duhet bërë jo më vonë se 9 muaj ? (neni 9)?. Presidenti i Republikës ka kompetencë të kufizuar në kohë, dhe tej kësaj kohe, ai nuk ka më asnjë kompetencë për të vepruar në këtë drejtim. Pra, as mund të ndryshojë dhe as mund të shfuqizojë datën e zgjedhjeve. Të dyja këto parashikime të Kodit Zgjedhor nuk janë respektuar në nxjerrjen e dekretit të dytë, për rrjedhojë, janë momente që e bëjnë dekretin e dytë të Presidentit të Republikës të jetë në shkelje të hapur dhe në mënyrë flagrante me dispozitat ligjore në kuptim të nenit 108, paragrafi 2, germa ?a? të Kodit të Procedurave Administrative. Vetëm ligji mund ta lejojë që Presidenti të ndryshojë apo të shfuqizojë datën e zgjedhjeve, sikurse ka ndodhur në vitin 2007, kur Kuvendi u detyrua të ndryshojë Kodin Zgjedhor për të mundësuar këtë. Pra, në vitin 2007, germa ?gj?, e nenit 92, të Kushtetutës nuk e lejonte Presidentin që të caktonte datë e zgjedhjeve tej afatit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor, dhe për këtë, u bë ndryshimi në Kodin Zgjedhor pët t?i mundësuar Presidentit caktimin e një date zgjedhjesh lokale tej afatit të përcaktuar në nenet 7 dhe 8 te Kodit Zgjedhor që ishte në fuqi ne vitin 2007. Ligjvënësi në Kodin Zgjedhor të miratuar me ligjin nr.9087 date 19.06.2003 parashikoi një dipozitë të posacme, pikërisht në nenin 181/1 ku në pikën 1 përcaktohej : Per zgjedhjet vendore te vitit 2007, Presidenti i Republikes, pavaresisht nga percaktimet e bera ne nenin 7 pika 8 te ketij Kodi, ne diten e hyrjes ne fuqi te ketij ligji, ricakton daten e zhvillimit te zgjedhjeve, jo me vone se data 20 shkurt 2007.Në vijim të këtij arsyetimi, Kolegji Zgjedhor çmon se Presidenti i Republikës, nëpërmjet anulimit të datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të 30 qershorit 2019, në mungesë të kompetencës ligjore dhe tej afateve të parashikuara nga Kodi Zgjedhor, ka marrë kompetencat e një organi tjetër, konkretisht ka marrë kompetencat e Kuvendit të Shqipërisë. Në kushtet kur është Kuvendi organi që ka parashikuar afatet dhe rregullat e përcaktimit të datës së zgjedhjeve përmes parashikimeve të Kodit Zgjedhor, çdo ndryshim i mundshëm i tyre, në mungesë të delegimit, duhet të bëhet vetëm nga ky organ, pra vetëm nga Kuvendi i Shqipërisë.?