RTV Ora - Idrizi: Politika shqiptare na ka lënë vetëm

2019-07-01 0

#rtvora

Në 75 vjetorin e genocidit ndaj popullsisë çame, Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi u tregua kritik ndaj politikës shqiptare që sipas tij e ka braktisur këtë çështje. Idrizi tha se çamët nuk do të reshtin së kërkuari të drejtat e tyre ndërsa paralajmëroi veprime radikale.

Këto momente, të fiksuara në vitin e largët 1945 në kampin e refugjatëve në Kavajë u risollën në Muzeun Kombëtar për të përkujtuar 75-vjetorin e genocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet foli gjatë për historinë, kulturën e traditat e Çamërisë. Kritik, Shpëtim Idrizi ishte për politikën shqiptare që sipas tij e ka lënë vetëm këtë çështje.

Idrizi: Politika shqiptare nuk është sjellë mirë jo me ne se s'kemi nevojë me ta, por me një çështje kombëtare. Është një çështje me ndjeshmëri të lartë për mijëra shqiptarë familje shqiptare të Çamërisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/idrizi-politika-shqiptare-na-ka-lene-vetem

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz