Prokurorët e SPAK përballë publikut/ Genti Ibrahimi: KLP mbyll procesin në korrik

2019-07-01 0

Prokurorët që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) do t'i nënshtrohen seancave dëgjimore publike për të shpalosur platformën e tyre.

Në një reagim për mediat, kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se kjo fazë do të nisë nga data tetë korrik.

KLP në mbledhjen e kësaj të enjte shpalli vakancat për nëntë prokurorë në rrethe përfshi një në Berat, një në Dibër, dy në Korçë, një në Krujë, një në Lezhë, një në Pukë, një në Vlorë e po ashtu një edhe në Kavajë.

Dhe pse pritej që një prokuror të komandohej në Pukë pasi në këtë akuzë ndodhet vetëm drejtuesja Elidiana Kasaj, KLP s'gjeti dakordësi duke rishtyrë këtë vendimmarrje për të shtunën.

Pas shkarkimit që Vettingu i bëri drejtueses së prokurorisë Kukës, Alketa Nushi, KLP vendosi në krye të prokurorisë Kukës, Edmond Kariqin.

Free Traffic Exchange