Kështu u përgjigj Presidenti Ilir Meta sa i përket asaj se çfarë do të bëjë kryeministri Edi Rama, nëse do të këmbëngulë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, apo nëse do të vendosë që ato të zhvillohen më 13 tetor, siç Meta firmosi në dekret këtë të enjte, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të së dielës. Me çfarë ai u shpreh la të kuptohet se kryeministri Edi Rama do të reflektojë. Megjithatë, teksa kreu i shtetit ishte në konferencë për media, kryeministri Rama reagoi duke e quajtur nul edhe këtë dekret. Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ekzistojnë më ligjërisht - theksoi Meta dhe nëse do të mbaheshin do të cënonin rrugën integruese të Shqipërisë.