#rtvora
Duke filluar nga data 8 korrik dhe deri me 12 do të bëhet intervistimi i 23 kandidatëve të mbetur për SPAK.
Një fakt i tillë u bë me dije nga kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi në mbledhjen e sotme.
Ibrahimi shtoi se pas intervistimit, i cili do të jetë publik dhe në praninë e kamerave, do të bëhet pikëzimi i 23 kandidatëve të mbetur në garë.
Kreu i KLP deklaroi se SPAK mund të krijohet edhe me një numër minimal anëtarësh, edhe më pak se 10, në varësi të vendimit që do të marrë KLP.
Ndërkohë, përsa i përket procesit të Vettingut, deri më tani e kanë kaluar vetëm 10 nga 23 kandidatët e mbetur, ndërsa pritet që t'a kalojnë edhe prokurorët e mbetur.
Ibrahimi tha se procesi në përgjegjësi të KLP-së pritet të përfundojë përgjatë muajit korrik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kandidatet-spak-intervistimi-ne-datat-8-12-korrik
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
https://youtu.be/FxKf91K9aVA