RTV Ora – Presidenti Meta cakton daten e re te zgjedhjeve vendore: 13 Tetor (Konferenca e plotë)

2019-07-01 0

#rtvora
Presidenti Ilir Meta ndodhet në një konferencë për median pas takimeve me krerët e partive dhe ambasadorët e vendeve të BE-së. Vetëm Rama refuzoi takimin.

Meta cakton daten e re te zgjedhjeve vendore 13 Tetori

A duhet të ishit konsultuar me përfaqësues të SHBA?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë të qarta konstruktive dhe të paanshme. Vendimet që kam marrë janë në përgjegjësinë time institucionale , kushtetuese. Jam i bindur se vendimet janë të drejta në raport me interesat e vendit, demokracisë unitetit dhe paqes sociale. Edhe SHBA mbështet fort të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ju kam thënë disa herë, zgjedhje pa opozitën që nuk ekzistojnë më edhe në mënyrë të paqtë të mbaheshin do të vononin integrimin në një afat të pacaktuar.

Pyetje: A keni marrë garanci se do të jetë në zgjedhje?

"Nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje. Detyra ime si president dhe si i vetmi institucion që ka përgjegjësinë për datën e zgjedhjeve është tu jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë. I bëj thirrje të gjithë forcave politike të sillen në mënyrë europiane.

Dy arsyet pse Presidenti zgjodhi datën 13 tetor për zgjedhjet

Meta: Për dy arsye kam vendosur 13 tetorin. Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje të përgjithshme vendore gjithë përfshirëse jo vetëm sa i takon vullnetit të atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje por njëkohësisht edhe që dëshirojnë sipas të gjitha afateve ligjore dhe proceduriale të jenë të përfshirë në një administrim gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.

Arsyeja e dytë sepse e kam nënvizuar edhe në 8 qershor kur bëra publik vendimin dhe e kam ritheksuar dhe në 10 qershor në shpjegimet para jush, një nga arsyet kryesore ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore lidhur me momentin e çeljes së negociatave. Për fat të keq kemi humbur mjaft kohë, por për fat të mirë ende në axhendën e BE është për të marrë një vendim për të dyja vendet në tetor dhe Këshilli i BE-së është në 17-18 tetor. Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe për të dhënë një mesazh pozitiv për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/meta-cakton-daten-e-re-te-zgjedhjeve-vendore-13-tetori
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
https://youtu.be/FxKf91K9aVA

Free Traffic Exchange