Meta i përgjigjet Ramës: Tjetër gjë Monika e tjetër Republika! Nuk kam turp që jam burri i saj

2019-07-01 0

Kreu i shtetit Ilir Meta tha se e priti kryeministrin Edi Rama në takim dhe se ka qenë i gatshëm në çdo orar për të biseduar me të. Presidenti shprehu keqardhje për reagimin e Ramës por tha se nuk do të humbas qetësinë. Presidenti tha se di ta ndajë anën familjare me atë shtetërore dhe institucionale. "Për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika", tha Meta, duke thënë se nuk ka asnjë ndikim nga bashkëshortja e tij, kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila bashkë me PD-në i ka bojkotuar zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe këtë dekret të ri të presidentit Meta për 13 tetorin, kreu i qeverisë Edi Rama në një reagim të menjëhershëm që bëri e quajti nul këtë dekret dhe të "nxjerrë nga revolucioni imagjinar i filxhanit", duke ju referuar Kryemadhit.

"Synoja të dekurajoja përshkallëzimin e tensionit, kam që në 10 qershor që kam pritur në radhë të parë kryeministrin për të diskutuar për këtë mundësi që duhet t'i jepnim partive të opozitë pjesëmarrjen në zgjedhjet gjithëpërfshirëse. Unë nuk jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, po jam këtu për të bërë maksimumi që të evitojmë një konflikt nga të gjitha anët. Dje në mbrëmje u detyrova që t'i kërkoja zyrtarisht dhe formalisht Ramës dhe Bashës një takim. Deri më tani për të marrë vendimin e një date të re ka qenë mungesa e reagimit nga ana e Ramës. Përgjigjja e tij ka qenë se ishte shumë i zënë me fushatë, por unë isha i gatshëm në çdo kohë për të diskutuar se për mua ka qenë më e rëndësishme paqja e vendit, imazhi i Shqipërisë, e ardhmja e vendit. Më vjen keq për reagimin e tij, por nuk do të humbasë asnjëherë qetësinë. Nuk e kam për turp që jam burri i Monikës dhe Monikën e kam gjetur në partinë që drejton sot Rama, ai e di më mirë se kushto që di të ndajë anën personale, shoqërore dhe familjare me anën shtetërore dhe institucionale, për mua është tjetër gjë Monika dhe tjetër gjë Republika", tha Meta.