Rama për Metën: Ai mund t’i shpallë luftë edhe SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2019-07-01 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të enjte në Njësinë Nr. 4 të kryeqytetit ku zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone në kuadër të 30 qershorit.Në fjalën e mbajtur, kryeministri nuk I kurseu as sulmet në drejtim të opozitës dhe Presidentit Ilir Meta. I pyetur nga një banor në lidhje me qëndrimet e mbajtura nga presidenti Meta për çështjen e zgjedhjeve, kreu I qeverisë tha se kreu I shtetit ka marrë drejtimin e opozitës dhe ka harruar detyrën që ai ka.?Presidenti ka marrë drejtimin e opozitës, dështon Luli ndërhyn Iliri. Është fatkeqësi e madhe për institucionin, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Erdhi dita që edhe Bujar Nishani të bëhet si Xhefersoni. Ky thotë hapni vendin se do të hidhem. I hodhi benzinë zjarrit me marrëzinë e çfirmosjes, ju dha motiv dhe këtyre që thonë do të respektojmë dekretin. Sot e ka marrë përgjigjen shumë të qartë dhe nga Kolegji Zgjedhor, është gjykata që vendos dhe është pa të drejtë ankimimi. Vulos zgjedhjet.?Më tej Rama u ndal edhe tek zërat për një shpërndarje të Parlamentit. Rama tha se nëse Meta e merr një vendim të tillë atëherë, sipas tij, I ka shpallur hapur luftë BE-së dhe SHBA-së.?Mund të marrë vendim ti shpallë luftës BE dhe SHBA. Problemi me këtë është se u çmendën të gjithë përnjëherë. U çmend Tan Ceka, iku fare ai.?