Report TV - Vasili: Zgjedhjet pa opozitën për Evropën nuk ekzistojnë

2019-07-01 0

Pas vendimit të dekretit të ri nga presidenti Ilir Meta, i cili tha se zgjedhjet lokale do të mbahen më 13 tetor ka ardhur edhe një reagim nga radhët e opozitës. Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili i drejtohet kryeministrit Rama duke e cilësuar si 'klloçkë' dhe më pas shkruan se zgjedhjet do jenë në 13 tetor.

Reagimi i Vasilit vjen pas, postimit të Ramës në rrjetet sociali ku vijon të theksojë se data e zgjedhjeve (30 qershor) nuk do të ndryshojë.

Kujtojmë se dekreti i ri i Metës për zgjedhjet erdhi pas një takimi ditën e sotme me kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe nënkryetarin e LSI, Petrit Vasili.

"Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë."-shkruan Vasili në rrjetet sociale.

Ndryshe nga sa kishin deklaruar më parë ku për ta nuk kishte rëndësi data e zgjedhjeve por largimi i Ramës, tashmë opozita, të paktën LSI është dakord me datën e re të zgjedhjeve që u vendos nga ish kryetari i tyre dhe presidenti i vendit, Ilir Meta.