Sallatë me pulë dhe perime
Përbërësit:
400 gr fileto pule
2 tufa rukola
pak sallatë jeshile
2 speca
5-6 rrepa të kuqe
6-8 pomodorini
1 karrotë
1 kastravec
lëkurë limoni
Dresing
lëng limoni
3 lgj vaj ulliri
kripë+ piper i zi
6-8 gjethe borzilok
Përgatitja:
Lajmë dhe thajmë barishtet rukolën e sallatën dhe i copëtojmë me dorë. Presim fileton e pulës në feta të holla me trashësi 0,5 cm. e marinojmë atë me kripë e piper të zi dhe pasi kemi ngrohur vajin e skuqim atë nga të dyja anët deri sa të zverdhet pak. Pasi të skuqim, i largojmë në një pjatë dhe I lëmë të ftohen. Limonin e lajmë mirë dhe e thajmë, e grijmë hollë lëkurën e limonit dhe e lëmë mënjanë. Shtrydhim gjysmën e limonit në një tas dhe e bashkojmë me vajin, kripë, gjethe borziloku të grirë shumë hollë. I trazojmë mirë dhe e lëmë mënjanë. Vendosim barishtet e pastruara në një pjatancë, karrotën dhe kastravecin i presim me qëruesen e patateve, specat të prerë shumë hollë në gjysmë rrathë, domatet qershi në gjysma dhe rrepat e kuqe të prera në feta ose gjysmë feta. Shtojmë lëkurën e limonit. Presim fileton e pulës në shirita me gjatësi 5 cm. Në fund përziejmë dresingun dhe marinojmë sallatën.